Policia jep detaje për zjarrin në një shtëpi në Ferizaj, ku u lëndua një trevjeçar NULL NULL 26.12.2021 10:44 26.12.2021 10:44 Mbrëmë një shtëpi në komunën e Ferizajit, është përfshirë nga zjarri, nga ku dhe ka pësuar lëndime trupore një fëmijë trevjeçar. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli për Klankosova.tv tha se ngjarja ka ndodhur saktësisht në fshatin Saraishtë. Veseli tregoi se fëmija është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë , ku dhe po trajtohet atje, njofton Klankosova.tv. “Mbrëmë rreth orës 17:10 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Saraishtë të Ferizajt ishte duke u ndezur një shtëpi banimi. Aty veç dëmeve materiale që janë shkaktuar nga zjarri ,lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3 vjecar i cili ishte në njërën prej dhomave të shtëpisë .Të njëjtin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emërgjente në Ferizaj , më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë , ku dhe po trajtohet atje”, u shpreh ai. Tutje, Veseli tha se zjarri është lokalizuar nga zjarrëfikësit , ndërsa në vendin e ngjarjes përveç patrullave të policisë edhe të hetuesisë ka dalë edhe një ekip e KEDS.