Policia jep detaje për vetaksidentin në Malishevë NULL NULL 23.12.2024 15:19 23.12.2024 15:19 Aksident në Malishevë Në dalje të Malishevës pak më parë ndodhi një vetaksident. Në vendin e ngjarjes ndodhjes edhe një ekip i Klan Kosova, të cilët i dolën në ndihmë çiftit të moshuar të cilët ishin aksidentuar duke u munduar të shmangnin një aksident tjetër. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 14:05 kemi pranuar informatë për një vetaksident në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për pasojë përveç dëmeve materiale, një person është lënduar”, tha Elezaj. Sipas gazetares Vesa Hoda, lëndime ka pësuar një e moshuar, e cila është dërguar për tretman mjekësor.