Policia heton rastin e shqyerjes së Kur’anit në Prizren, i dyshuari s’është arrestuar ende NULL NULL 04.03.2025 09:20 04.03.2025 09:20 Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin. Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv. “Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. Ndërkaq, për Klankosova.tv nga policia e Prizrenit kanë bërë të ditur se i dyshuai nuk është arrestuar ende. Kamerat e sigurisë kapin një burrë duke e grisur Kur’anin në Prizren