Mot me diell, temperaturat deri në 32°C NULL NULL 28.06.2026 07:01 28.06.2026 07:01 Moti me diell Moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të jetë e lehtë dhe me drejtime të ndryshme. Nga IHMK bëhet e ditur se kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për shkak të temperaturave të përshtatshme, motit të thatë dhe orëve të gjata me diell, të cilat krijojnë kushte optimale për pjekjen e drithërave. Po ashtu, duke qenë në prag të fillimit të fushatës së korrje-shirjeve të grurit, kjo fundjavë vlerësohet si e përshtatshme për përgatitjen dhe nisjen e punimeve në arat me drithëra, si dhe për aktivitete të tjera bujqësore. Sipas IHMK-së, në rrafshin e Dukagjinit korrjet pritet të fillojnë rreth 10 ditë më herët se në rrafshin e Kosovës, për shkak të kushteve më të favorshme klimatologjike./Klankosova.tv