Spektakli sapo ka filluar, 16 ndeshje tejet interesante në fazën e eliminimit direkt NULL NULL 28.06.2026 08:54 28.06.2026 08:54 Pas emocioneve të fazës së grupeve, Botërori hyn në etapën ku çdo gabim mund të kushtojë eliminimin. Me 16 skuadra të mbetura në garë, faza me eliminim direkt premton përballje të forta dhe surpriza, ndërsa gara për trofeun bëhet edhe më e ashpër. Në mesin e dueleve më interesante spikasin përballjet Holandë–Marok, Portugali–Kroaci, Brazil–Japoni, si dhe sfida mes Argjentinës dhe surprizës së këtij edicioni, Cape Verdes. Ndeshjet e fazës së 1/8 së finales nisin që nesër, me Gjermani–Paraguaj dhe Brazil–Japoni që do të hapin serinë e takimeve. Me ekipet favorite që synojnë vazhdimin e rrugëtimit drejt titullit dhe skuadrat befasuese që kërkojnë të shkruajnë histori, pritet që çdo ndeshje të sjellë emocione dhe futboll të nivelit më të lartë.