Messi shënon, Argjentina fiton – Portugalia luan baras me Kolumbinë NULL NULL 28.06.2026 08:16 28.06.2026 08:16 Portugalia ka luajtur baras me Kolumbinë në ndeshjen e fundit të grupit K në Kupën e Botës. Dy kombëtaret pavarësisht rasteve nuk arritën të tundin portat e njëra-tjetrës duke luajtur 90 minuta pa gola. Kolumbia zë vendin e parë në këtë grup me 7 pikë, dy më shumë se Portugalia që kalon tutje nga vendi i dytë me 5 pikë. Në anën tjetër, rivali i Ronaldos, Lionel Messi ka vazhduar formën e mirë duke shënuar tjetër gol në fazën e grupeve. Argjentina mposhti Jordaninë me rezultat 1-3. Golat për argjentinasit i shënuan: Lo Celso, Lautaro Martinez dhe Lionel Messi, kurse për Jordaninë realizoi Tamari. Ndërkohë dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme përfunduan me këto rezultate: RD Kongo – Uzbekistani 3:1 Algjeria – Austria 3:3