Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e kontrollon banesën e serbit në Mitrovicën e Veriut, gjen shok-bomba dhe pajisje për rritjen e kanabisit

NULL NULL
07.08.2023 14:22
policia
policia

Një banesë sot është kontrolluar në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Elshanit, banesa është shfrytëzuar nga serbi S.M., aty janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë dhe tetë shok bomba të modifikuara.

Personi i dyshuar nuk ka qenë në vendin e ngjarjes./Klankosova.tv

lajme të ngjashme