Policia dhe Prokuroria diskutojnë për forcim të bashkëpunimit NULL NULL 30.09.2024 16:25 30.09.2024 16:25 Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Në këtë takim me ftesë të U.D. Kryeprokurorit Kelmendi morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, respektivisht zëvendësdrejtor i Policisë, Fehmi Hoti dhe Drejtori i Divizionit të Hetimeve të Krimit, Fatos Makolli, transmeton Klankosova.tv. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës. “Nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, si dhe u potencua se ky bashkëpunim duhet avancohet tutje, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të hetimin e veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë. Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan që të ketë takime të rregullta në mes të krerëve të dy institucioneve Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.