Skandali i ministres Hajdari me kartelat e MINT-it, policia arreston një 33-vjeçare NULL NULL 02.10.2023 23:01 02.10.2023 23:01 Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një 33-vjeçare, si e dyshuar lidhur me skandalin e ministers, Rozeta Hajdari me kartelat e MINT-it. Kjo u konfirmua për klankosova.tv, nga zyrtarja për informim e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti. “Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”. Ajo tha se e dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. ”Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”. Skandalin e ministers Hajdari me kartelat e MINT-it, e kanë konfirmuar sot për Klan Kosovën edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ku rasti është cilësuar me veprën penale “vjedhje e rëndë”.