Po rinumërohen edhe fletëvotimet e fundit në QNR (VIDEO) NULL NULL 30.01.2026 20:33 30.01.2026 20:33 Tashmë janë duke u rinumëruar edhe fletëvotimet e fundit në procesin e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani, po qëndron në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku edhe ka sjellë të rejat nga tje. “Prej kutive janë nxjerrë fletëvotimet e fundit nga numëruesit këtu në QNR. Të tilla nuk ka më nëpër kuti, pra ato janë të zbrazëta, pasi që janë të fundit që u hapën pasdite këtu”, ka raportuar Tërshani në Lajmet Qendrore të Klan Kosovës direkt nga QNR-ja. “Gjithsej janë 30 që janë hapur, dhe me përfundimin e tyre këtu, mbaron edhe procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit”. “Nga ky rinumërim dolën disa parregullsi që çuan në hetimin e institucioneve relevante”. “Megjithatë, gjetjet e prokurorisë, të QNR-së dhe të dhënat se kush mori më shumë vota, kujt iu hoqën dhe kujt iu shtuan votat, pritet të bëhen të ditura në një konferencë që do të organizojë KQZ në ora 10:00”. “Aty do të paraqiten rezultatet përfundimtare dhe do të ketë kohë për pyetje deri në certifikimin përfundimtar të këtij rezultati”.