Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Po du me dashtë diçka”

NULL NULL
21.03.2022 08:42

Poezi shkruar nga: Enis Reçica

Po du me dashtë diçka…,

Qoftë edhe njeri ai!

 

Po du me ndje ndonjë send…,

Qoftë edhe shpirt ai!

 

Po du me rrëmby a me vjedhë…,

Qoftë edhe një zemër!

 

Po du me i zgjatë duart…,

Qoftë me e shtrëngu n’përqafim!

 

Por, nuk po du me shpikë asgjë

Qoftë edhe një imagjinatë!

 

Por, nuk po du me dëgju përrallë…,

Qoftë ajo edhe andërr!

 

Thjesht, po du me dashtë…,

Qoftë edhe një copë njeri!

 

Qoftë ky i fundit!

Atëherë, ky le ta di, se po du me dashtë…

21 mars, Dita Botërore e Poezisë!

lajme të ngjashme