Plazhi i rrallë me rërë të gjelbër NULL NULL 18.06.2015 18:50 18.06.2015 18:50 Plazhi Papakolea, i njohur si plazhi me rërë të gjelbër, apo Mahana Beach, gjendet në afërsi të South Pointit, në ishullin Ka’u të Havait. Ky është një nga katër plazhet e vetme në botë me rërë jeshile – ndërsa tri plazhet tjera gjenden në Norvegji dhe në Galapagos. Rëra ngjyrë ulliri është pasojë e gurëve të gjelbër gjysmë të çmuar që njihen me emrin olivine, e që në këtë plazh kanë arritur nga Pu’u Mahana, vullkani i vjetër 49.000 vjet. Olivine kanë dëndësinë dhe peshën më të madhe se kristalet tjera ranore, andaj dhe nuk “shpërlahen” nga uji i detit si rëra vullkanike.