Plagosja në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarit NULL NULL 06.11.2024 16:24 06.11.2024 16:24 Një person është plagosur sot në fshatin Drenoc të Prishtinës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti. Ajo tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar. Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari është Leonit Berisha. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.