Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosja e dy personave në Pejë, ndalohet për 48 orë i dyshuari

NULL NULL
17.10.2025 22:19
Foto nga Klan Kosova

Është ndaluar për 48 orë, i dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Sipas Policisë, dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv, se gjendja e tyre ishte e rëndë.

Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes,  janë sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole, 149  fishekë dhe 16 gëzhoja.

Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimet intensive lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Dy të plagosur nga të shtënat në Pejë (VIDEO)

Të plagosurit në Pejë, në gjendje të rëndë – Prokuroria jep detaje (PAMJE)

Plagosja e dy personave në Pejë, detaje nga spital ku po trajtohen (VIDEO)

lajme të ngjashme