Plagoset një person në Fushë Kosovë NULL NULL 06.04.2024 21:27 06.04.2024 21:27 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë, ditën e shtunë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti. “Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”. Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit.