Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pitoni dy metra u gjet nën kapakun e veturës

NULL NULL
19.09.2023 20:27
vetura

Një banor i Wisconsinit të ShBA-së kërkoi ndihmë nga shpëtimtarët e kafshëve në vend të një mekaniku kur hasi në një formë të pazakontë problemesh në motor – një gjarpër nën kapakun e përparmë të veturës së tij.

Kuratorja e Kafshëve në Bay Beach Wildlife Sanctuary, Lori Bankson, tha se gjarpri dy metra u pa duke rrëshqitur në një garazh në rrugën Pecan përpara se të shkonte drejt një automjeti të parkuar dhe të dilte poshtë kapakut.

“Me shumë gjasa, gjarpri u zvarrit në motorin e veturës së këtij personi për të qëndruar ngrohtë dhe gjeti një vend të mirë për të qëndruar për pak kohë”, tha Bankson për WGBA-TV, transmeton Klan Kosova.

Ai së bashku me një koleg dhe një oficer të kontrollit të kafshëve ishin në gjendje ta hiqnin në mënyrë të sigurt gjarprin nga pjesa e motorit.

Policia e Green Bay e identifikoi gjarprin si një piton i xhunglës, një specie vendase në Australi.

Bankson shtoi se gjarpri ka të ngjarë të ishte një kafshë shtëpiake që u arratis nga një shtëpi aty pranë.

lajme të ngjashme