Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pishina më e bukur në botë

NULL NULL
03.07.2015 16:28

Kjo pishinë natyrale në ishullin vullkanik Samoan, i ofron vizitorëve eksperiencën më të fundit të relaksimit.

Kjo shpellë madhështore, e cila njihet edhe me emrin “vrimë e madhe” ndodhet në fshatin Lotogafa, në bregun jugor të ishullit Upolu në Samoa. Kur vullkanet shpërthyen në ishull, shumica e tokës u largua dhe kjo vrimë e madhe u krijua si rezultat i kësaj.

Aty janë të vendosur shkallët, të cilët turistët mund t’i përdorin që të zbresin në shpellë, ose ta përdorin si një bord zhytjeje.

Me synimin për t’a ruajtur këtë vend dhe për sigurinë e vizitorëve në ujë, duhet bërë pagesa për ata që duan të notojnë, transmeton Klan Kosova.

Të rriturve do t’i kushtojë 15 dollarë, fëmijëve 6 dollarë, ndërsa për ata nën moshën shtatë vjeçare është falas.

lajme të ngjashme