Pique ‘tallet’ me Casillas, 5 gishta për 5 golat në ‘El Clasico’ (VIDEO) NULL NULL 13.01.2025 19:00 13.01.2025 19:00 Kundër njëri-tjetrit zhvilluan shumë ndeshje në ‘EL CLASICO’. Gerard Pique i Barcelonës dhe Iker Casillas i Real Madridit, ishin edhe bashkëlojtarë në kombëtaren e Spanjës, ku përjetuan shumë suksese, duke fituar Kupën e Botës dhe kampionatin evropian, njofton Klankosova.tv. Pavarësisht se janë shokë, megjithatë si atëherë e sikur tani, ngacmimet për skuadrat e tyre të zemrës, i kanë karakterizuar gjithmonë të dy. Së fundmi, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka postuar një moment kur Pique i afrohet ish-portierit të Real Madridit, me pesë gishta, që nënkuptojnë fitoren e mbrëmshme të Barcelonës në finalen e Superkupës, ku “Blaugrana” shënoi 5 gola, raporton Klankosova.tv. Momentin e gjeni në linkun duke klikuar këtu.