Pilotët në grevë, kompania ajrore para bankrotimit NULL NULL 05.07.2022 15:27 05.07.2022 15:27 Kompania ajrore skandinave SAS ka kërkuar mbrojtjen nga bankrotimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas goditjes që ka marrë nga një grevë e pilotëve e cila i ka shkaktuar probleme financiare. Kjo lëvizje do t’i mundësonte kompanisë që ta vazhdojë operimin, tash kur greva ka prekur mbi gjysmën e fluturimeve, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Sipas SAS veprimet industriale bën që kompania të përpilojë plane për t’i ristrukturuar financat e saj.