Pija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj NULL NULL 08.05.2018 09:00 08.05.2018 09:00 Sekreti i lëkurës së bukur dhe rinore nuk bazohet vetëm në përmbajtjen e kremrave të shtrenjta, por edhe në pijet natyrale të perimeve që nuk mund të aplikohen në lëkurë por duhet të konsumohen. Më poshtë është receta e një lëngu të mrekullueshëm që ndihmon që të keni shëndet më të mirë, ushqen dhe hidraton lëkurën si dhe ndihmon me rregullimin e peshës trupore. Për këtë ilaç mrekullibërës që do t’i japë lëkurës tuaj elasticitet dhe shkëlqim ashtu sikur edhe të gjithë komponentët që lëkura humbet me kalimin e viteve, ju keni nevojë për tranguj, selino dhe çaj organik të gjelbër. Trangulli njihet për efektin qetësues dhe kjo i atribuohet vitaminës C por acidi silikik si një përbërës tjetër i trangullit është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të muskujve të indit lidhës, transmeton Klan Kosova. Kur trangulli shoqërohet me ujë, natyrisht që hidraton dhe i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. I gjithë kompleksi i vitaminave B që gjendet në selino stimulon shkëmbimin e karbohidrateve në trup dhe mban lëkurën të shëndetshme. Në ndërkohë nivelet e larta të antioksidantëve, duke përfshirë vitaminat C dhe E, që gjenden në çajin e gjelbër ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës. Përbërësit: 2 tranguj të qëruar 4 kërcej të selinos 2 filxhanë të çajit të gjelbër organik Përgatitja dhe konsumimi: Vendosni të gjithë përbërësit në blender (mikser elektrik) dhe përzieni mirë. Nëse është e nevojshme dhe e shihni se masa që e keni përgatitur është shumë e trashë, shtoni edhe pak ujë. Konsumoni këtë pije sapo ta përgatisni të freskët.