Phoneix arrin fitoren e tretë rresht në Ligën e Parë NULL NULL nga Emanuell Syla 28.10.2022 20:21 nga Emanuell Syla 28.10.2022 20:21 Nuk arriti me kohë ta mbuloj, prandaj Shala gaboi edhe më rëndë kur tërhoqi kundërshtarin Kone Kasum. Gjyqtari Qaka nuk u mendua fort, për t’i dhënë kartonin e dytë futbollistit të Drenasit për ta përjashtuar. Për Phoneixin nga 11 metra ishte i saktë kapiteni Enis Miranaj. Pak pa përfunduar pjesa e parë e përballjes së xhiros së 12-të në Ligën e Parë mes Drenasit dhe Phoneixit të premten, u shkaktua penallti në anën tjetër. Vendimi u mor pas rishikimit në VAR, kurse atë më pas e humbi Elshani, sepse portieri Podrimaj e ndali, e pjesa e parë u mbyll 0 me 1 për Phoneixin. Me të nisur pjesa e dytë, mysafirët shënuan golin e dytë. Ediae nuk u mbulua mirë për ta quar topin në rrjetë. Pak sekonda më vonë, i njëjti futbollist bëri këtë depërtim për ta qitur në pozitë të mirë Miranaj, porse ky gaboi rëndë. Në minutën e 53-të, Drenasi shënoi golin e vetëm me Xhylanin. Ndeshjen e fitoi Phoneix 2 me 1, e para se të mbyllej, Besmir Fetahu u përjashtua nga loja. Drenasi nuk arriti të shënoj gol tjetër për të barazuar rezultatin, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë rresht për Phoneixin, duke u renditur për momentin në vendin e dytë në Grupin A me 22 pikë. Drenasi mban pozitën e 6-të me 18 pikë. /klankosova.tv