Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë të lënduar nga aksidenti mes shtatë automjeteve në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
03.02.2025 12:08
Aksident në Prishtinë
Aksident në Prishtinë

Një aksident mes shtatë automjeteve në rrugën B në Prishtinë la të lënduar pesë persona.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se tri nga automjetet kanë qenë të parkuara, e katër prej tyre në lëvizje.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën”B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.  Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.

lajme të ngjashme