Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Përplasje” për ndotjen në Sferkë, Bajrami akuzon institucionet – Pacolli kundërpërgjigjet

NULL NULL
19.07.2026 18:42

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacollit, lidhur me situatën në deponinë e Sferkës në Pejë dhe kallëzimin penal që Bajrami ka bërë për këtë çështje.

Bajrami ka thënë se kallëzimi penal i saj nuk është drejtuar ndaj një institucioni të vetëm, por ndaj të gjitha institucioneve që, sipas saj, kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatës.

“Kam kërkuar të hetohet KMDK-ja, Ministria, Qeveria dhe të gjitha institucionet përgjegjëse. Të gjitha”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar ministren Pacolli për reagim nervoz dhe ka thënë se institucionet kanë dështuar të ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e ndotjes, transmeton Klankosova.tv.

“Zonja ministre në detyrë, mos u nervozo. A e di sa kohë jeni në pushtet? Gjashtë vjet. Me gjasë, pikërisht kjo kohë dhe mungesa e rezultateve po të bëjnë nervoz. Qetësohu dhe dil e puno diçka. Shiheni në foto planin e biznesit të KMDK-së. Unë kurrë nuk shpif. Nuk shkruaj dhe nuk reagoj pa u bindur më parë me fakte. Në DOKUMENTIN publik të KMDK-së, keni paraparë që këtë vit, pra 2026, nga JANARI deri në QERSHOR, të bëni rehabilitimin e komplet deponisë së Pejës, pra Sferkës, si dhe deponive tjera. Dhe, s’keni bërë asgjë. Prandaj, reagoni me nervozë dhe çuditshëm”.

Ndër të tjera, ajo ka kërkuar që Prokuroria ta hetojë rastin deri në fund dhe ka thënë se, nëse konstatohen shkelje apo moskryerje e detyrave zyrtare, përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Reagimi i Bajramit erdhi pas një deklarate të ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila e ka kundërshtuar pretendimin se Deponia e Sferkës është nën menaxhimin e KMDK-së.

Pacolli ka thënë se Bajrami ka dhënë informacione të pasakta dhe ka dorëzuar kallëzim penal ndaj institucioneve që, sipas saj, nuk kanë përgjegjësi direkte për menaxhimin e kësaj deponie.

Ajo ka deklaruar se Deponia e Sferkës nuk menaxhohet nga KMDK-ja, por nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti”, duke pretenduar se përgjegjësia për situatën aktuale lidhet me këtë kompani.

“​Sa për ta ditur, meqë është e qartë se je shumë e zënë duke shpërndarë gënjeshtra: KMDK nuk e menaxhon Deponinë e Sferkës. Atë e menaxhojnë njerëzit e Gazit, të cilin po mundohesh ta mbrosh duke u bërë centrifuga e përgjegjësisë së tij”./Klankosova.tv

lajme të ngjashme