Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 400 dronë drejt Moskës gjatë natës, Rusia thotë se i zmbrapsi

NULL NULL
20.07.2026 09:49

Ukraina ka sulmuar gjatë natës Moskën dhe rajonin përreth saj me rreth 400 dronë, duke shkaktuar dëme në disa zona dhe duke lënë dy persona të plagosur, sipas zyrtarëve rusë.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe ato të luftës elektronike kanë zmbrapsur sulmin me dronë, ndërsa pasojat kryesore janë regjistruar në Podolsk, Domodedovo dhe distriktin Odintsovo.

Sipas tij, disa objekte të infrastrukturës civile janë dëmtuar dhe janë shkaktuar zjarre në disa lokacione, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se më shumë se 400 “dronë armik” janë nisur drejt rajonit të Moskës nga ora 20:30 e së dielës deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.

Ai tha se shumica e tyre janë neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, përfshirë 85 dronë që janë shkatërruar gjatë afrimit drejt kryeqytetit rus.

Kompania më e madhe ruse e shitjeve online, Wildberries, njoftoi se qendra e saj logjistike në Podolsk u evakuua si masë paraprake, por më pas rifilloi punën normalisht.

Sulmi vjen pas një vale sulmesh me dronë të shtunën, ku sipas autoriteteve ruse, u vranë shtatë punëtorë të magazinës së Wildberries dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa një tjetër sulm shkaktoi zjarr në një depo nafte në rajonin më të gjerë të Moskës.

lajme të ngjashme