Përleshje në Prishtinë, përdoret edhe arma NULL NULL 30.09.2024 09:24 30.09.2024 09:24 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, pasditën e së dieles. I dyshuari thuhet se ka shtënë me armë zjarri në tokë me qëllim për ta frikësuar viktimën. Policia në raportin 24 orësh vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.