Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje mes dy burrave në Podujevë, arrestohen

NULL NULL
18.09.2024 08:42

Një përleshje mes dy burrave ka ndodhur në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Gjatë përleshjes së tyre, lëndime ka pësuar një grua e cila ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes së tyre, lëndime ka pësuar viktima femër kosovare te cilës i është dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme