Përleshje e armatosur afër Shtëpisë së Bardhë, shërbimi sekret qëllon një burrë NULL NULL 09.03.2025 13:46 09.03.2025 13:46 Shtëpia e Bardhë. Foto: AP Një incident i armatosur ka ndodhur mesnatës e së shtunës në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Sipas mediave amerikane, një burrë është qëlluar nga Shërbimi Sekret amerikan, transmeton Klankosova.tv Përleshja e armatosur ndodhi në anën perëndimore të Zyrës Ekzekutive Eisenhower. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Shërbimi Sekret, policia kishte ndarë informacion mbi një person me tendenca vetëvrasëse, i cili mund të ishte duke udhëtuar drejt Washington, D.C., nga Indiana. Rreth mesnatës, pjesëtarët e Shërbimit Sekret hasën automjetin e parkuar të burrit pranë rrugëve 17th dhe F NW dhe panë një person që përputhej me përshkrimin e tij aty pranë. “Ndërsa oficerët u afruan, individi nxori një armë zjarri dhe pasoi një përballje e armatosur, gjatë së cilës pjesëtarët tanë hapën zjarr”, thuhet në deklaratë transmeton Klankosova.tv “I dyshuari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës dhe gjendja e tij nuk dihet”. Nuk ka pasur të lënduar nga radhët e Shërbimit Sekret. Departamenti i Policisë Metropolitane do ta udhëheqë një hetim mbi të shtënat, pasi ata janë agjencia kryesore përgjegjëse për incidentet që përfshijnë përdorimin e forcës brenda Distriktit të Kolumbias, tha Shërbimi Sekret. Sipas raportimeve, presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë/ Klankosova.tv