Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshja në Graçanicë, të përfshirë dy pjesëtarë të policisë

NULL NULL
11.12.2023 15:52
Inspektorati Policor i Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës. Foto ilustruese

Një rrahje ka ndodhur mbrëme pas mesnatës në Graçanicë.

Si rezultat, dy qytetarë janë arrestuar për lëndim trupor ndaj një zyrtari të policisë, i cili në atë moment kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Ndërkaq në hetimin e këtij rasti është përfshirë edhe Inspektorati i Policisë.

“IPK është duke trajtuar rastin lidhur me dyshimin e prezencës së një zyrtari policor gjatë incidentit (edhe ky jashtë detyrës zyrtare) dhe lidhur me përgjegjësinë eventuale të tij për mosveprim”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Klankosova.tv

Përleshje mes pesë personave në Graçanicë, njëri prej tyre është lënduar

lajme të ngjashme