Përlepnica së shpejti me rrugë të re NULL NULL 22.07.2015 09:07 22.07.2015 09:07 Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit dje ka nisur ndërtimi i rrugës së re që lidh këtë fshat, respektivisht Komunën e Gjilanit me Komunën e Ranillugut, duke krijuar infrastrukturë të qarkullimit më të shpejt edhe në drejtim të Kamenicës dhe pikës kufitare për në “Dheun e Bardhë”, por edhe mbështetje për biznesin privat dhe zhvillimin e tyre. Me këtë rast në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu i cili ka thënë se kjo është një rrugë e cila qytetarëve u mundëson qarkullim më të shpejtë në drejtim të Kamenicës . Ndërsa, drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku, ka thënë se kjo rrugë është më një gjatësi mbi dy kilometra, me një vlerë financiare prej 350 mijë euro dhe afati për përfundimin e punimeve është 60 ditë, transmeton Klan Kosova.