Përkujtim në Drenas: Brezat e rinj kujtojnë engjëjt e luftës (VIDEO) NULL NULL 16.04.2026 20:38 16.04.2026 20:38 Në luftën e fundit në Kosovë, serbët ua morën jetën mijëra fëmijëve. Në nderim të tyre, sot në Drenas pati një organizim. Të vegjëlit u kujtuan me monolog, këngë e rrëfime të dëshmitarëve. Të pranishëm ishin shumë prindër e familjarë të fëmijëve që janë vrarë e masakruar nga forcat serbe. Kjo u bë në prag të 27-vjetorit të Masakrës së Poklekut, ku janë vrarë e djegur 24 fëmijë.