Përfshihet nga zjarri një lokal veror në Shkugëz (PAMJE) NULL NULL 17.04.2026 11:28 17.04.2026 11:28 Në orët e para të mëngjesit, një lokal veror në Shkugëz të Gjakovës është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të Gjakovës, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. /Klankosova.tv