Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokastër, dëmtohen shtëpitë përreth

NULL NULL
09.05.2026 11:20

Një banesë në fshatin Zhulat, në qarkun e Gjirokastrës, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin kur ka rënë zjarri nuk ndodhej njeri brenda shtëpisë, duke shmangur kështu pasoja në njerëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpi. /A2CNN

lajme të ngjashme