Përfshihet nga flakët një pjesë e një marketi në Obiliq (VIDEO) NULL NULL 01.09.2025 17:35 01.09.2025 17:35 Një zjarr ka shpërthyer sot në njërin prej marketeve në qytetin e Obiliqit, gjatë mesditës. Për Klankosova.tv, një qytetare ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet duke dalë tym afër këtij marketi. Malë Gashi, komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv. dhe ka thënë se nga flakët është përfshirë një objekt-ndihmës i marketit. “Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të fikin zjarrin, dëmet janë minimale”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.