Përfshihet në zjarr të madh një objekt jashtë Shën Petersburgut NULL NULL 13.01.2024 17:03 13.01.2024 17:03 Zjarr në një magazinë në Rusi Një zjarr i madh përfshiu një magazinë të madhe të përdorur nga shitësi më i madh në internet i Rusisë në jug të Shën Petersburgut të shtunën në mëngjes. Zjarri mbuloi një sipërfaqe prej 70 mijë metrash katrorë me 50 mijë metra katrorë të magazinës Wildberries duke u shembur, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv. Nuk raportohet për viktima. Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë tha se zjarrfikësit kishin mundur të parandalonin përhapjen e zjarrit në të gjithë zonën e kompleksit të magazinës dhe në një nënstacion elektrik. Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit ka qenë mosfunksionimi i instalimeve elektrike.