Përfitimet e çajit të xhenxhefilit dhe si ta përgatisni atë NULL NULL 22.05.2018 17:00 22.05.2018 17:00 Xhenxhefili është një super ushqim me aromë dhe shije specifike. Kjo erëzë përmban antioksidantë, vitamina, minerale dhe vajra esencialë që ndihmojnë trupin dhe mendjen. Xhenxhefili po ashtu ka efekte anti-virusale, anti-bakteriale dhe anti-parazitore, transmeton Klan Kosova. Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar xhenxhefilin është të përdoret si çaj, pasi kështu ofron shumë benefite shëndetësore. Disa përfitime të çajit të xhenxhefilit: Forcon sistemin imunitar Ndihmon tejkalimin më të lehtë të ftohjeve dhe gripeve Qetëson stomakun Redukton stresin Përmirëson qarkullimin e gjakut Qetëson dhimbjet e muskujve Freskon erën e gojës Ndihmon në humbjen e peshës Ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzhaimerit Por si ta përgatisni çajin e xhenxhefilit? Përbërësit: 1 copë xhenxhefili të freskët (2-3 cm të gjatë) 1 litër ujë Disa lugë gjelle mjaltë 1 limon Përgatitja: Qërojeni xhenxhefilin dhe prejeni në feta të holla. Vendosini fetat e xhenxhefilit në një tenxhere dhe mbusheni me ujë. Ziejeni xhenxhefilin për të paktën 15-20 minuta në temperaturë të ulët. Më pas, largojeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të qëndrojë kështu për 5 minuta. Kullojeni lëngun e xhenxhefilit të cilin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe limon (sipas dëshirës).