Përbërësit që iu duhen për një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm NULL NULL 01.11.2020 08:38 01.11.2020 08:38 A nuk do ishte mirë të kishte një formulë mëngjesi që nuk dështon kurrë? The Foundational Five, krijuar McKel Hill Kooienga është një sistem i lehtë që ju ndihon të ushqeni trupin tuaj pa u menduar shumë. Është e përkryer për ato mëngjese, ku shkoni në kuzhinë me sytë thuajse mbyllur. “Përdorimi i një sistemi të thjeshtë siguron që ju të jeni duke ushqyer trupin tuaj, duke konsumuar një ekuilibër të makroelementëve në kombinim me “faktorin e aromës”, i cili feston gjallërinë e ushqimit, shijen dhe aromën që me të vërtetë i bën vaktet tona më të këndshme”, thotë Kooienga. “Është kaq e rëndësishme të dini se si ta ushqeni trupin tuaj mirë dhe gjithashtu si ta bëni atë në një mënyrë që të jetë e këndshme, pozitive dhe argëtuese.” Sipas Kooienga, kur jeni duke përgatitur mëngjesin, ose dhe vakte të tjera të shëndetshme, duhet të përqendroheni në pesë përbërësit e mëposhtëm: Proteina: fasule, legume, tofu, quinoa, arra, fara, vezë, ushqime deti, mish etj. Yndyra: vaj ulliri ekstra i virgjër, ullinj, vaj avokado, avokado, arra, fara, salmon, ton, sardele, arrë kokosi, vaj kokosi etj. Karbohidratet me niseshte dhe sheqer: patate, tërshëra, quinoa, oriz, bukë, makarona, fasule, bizele, misër dhe fruta. Karbohidrate të tjera: zarzavate dhe perime, si rukola, lakra jeshile, domate dhe tranguj. Faktori i aromës: salca të ndryshme, erëza etj. Për çdo mëngjes, sigurohuni që të vendosni diçka nga secila kategori. Kështu do të keni një pjatë plot me vlera ushqyuese./anabel