Për një javë Specialja i anulon seancat në rastin e Thaçit dhe të tjerëve NULL NULL 12.12.2023 10:41 12.12.2023 10:41 Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që për një javë të anulojë seancat gjyqësore në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pas vdekjes së avokatit të Kadri Veselit, Andrew Strong. Ishte avokati i Veselit, Ben Emmerson, i cili ka parashtruar kërkesë tek kryetari i trupit gjykues Charles Smith që ta miratojë kërkesën e tij. “Nuk i kërkova prokurorisë të komentonte lidhur me kërkesën për vazhdimin apo shkëputjen e seancave. E miratojmë kërkesën tuaj”, ka thënë Smith. Po ashtu , në fillim të seancës është mbajtur një minutë heshtje për Andrew. /Klankosova.tv