Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për një javë në Ferizaj u shënuan 6 raste të dhunës në familje

NULL NULL
04.11.2024 14:42
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një jave në Ferizaj janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje, tri prej tyre në Ferizaj, një në Shtime, një në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë.

Po ashtu policia shton se po në javën e kaluar janë regjistruar 16 raste të vjedhjes, transmeton Klankosova.tv.

“Veprat penale kundër pasurisë, 16 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur : 12 në Ferizaj, 3 në Kaçanik dhe 1 në Shtime. Veprat penale të dhunës në familje Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 6 raste të dhunës më familje, prej tyre : 3 raste në Ferizaj, 1 rast në Shtime, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtërpcë. Ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit 2 persona pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, kurse 4 persona të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

lajme të ngjashme