Pejë: Dyshohet djali ia vodhi armën dhe veturën zyrtarit të ShKK-së NULL NULL 28.10.2024 08:54 28.10.2024 08:54 Foto ilustruese, policia e kosovës Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një person e ka vërejtur se atij po i mungonte arma zyrtare. Me këtë rast, menjëherë ai e ka njoftuar policinë, të cilët i kanë nisur hetimet për këtë rast. Klankosova.tv merr vesh se i dëmtuari në këtë rast, zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës ka thënë se dyshimet i ka tek djali i tij, i cili kishte dalur nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim. Po ashtu i njëjti ia kishte vjedhur babait të tij edhe veturën. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal Driton Rugova. Rasti po cilësohet si “Vjedhje e rëndë”.