Pejë: Dy të arrestuar për armë NULL NULL 12.11.2019 10:00 12.11.2019 10:00 Policia ka arrestuar dy persona mbrëmë në Pejë. Bëhet fjalë për rastin e një të dyshuari i cili të shtunën në një lokal në Pejë ka ekspozuar armën, pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me disa persona. “Me të marrë informatën e lartcekur fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë G. K. i lindur me 1984 m/k/sh, i cili menjëherë ka pranuar se në posedim kishte një armë, mirëpo të njëjtën armë ia ka dhënë për ta ruajtur i dyshuari i dytë A. V. i lindur me 2000 m/k/sh”. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit pas identifikimit të vendbanimit të të dyshuarit të dytë kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe pas kontrollit në dhomën e fjetjes kanë gjetur dhe kanë sekuestruar: një (1) armë të gjatë gjysmë automatike së bashku me dy (2) karikatorë një (1) pistoletë M-57, cal 7.62 mm së bashku me një (1) karikator gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy (692) fishekë të cal.7.62×39 mm njëzet e një (21) fishekë të cal.7.62×25 mm dhjetë (10) fishekë të armës me gas Të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.