Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Tiranë, vetura përplas për vdekje çiklistin NULL NULL 21.06.2026 08:55 21.06.2026 08:55 Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnjë – Tiranë, në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin. Siç shkruan A2, një automjet e tipit “Benz” ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka qenë fatale, ndërsa viktima ka humbur jetën në vendngjarje. Nga informacionet e para dyshohet se drejtuesi i biçikletës po lëvizte në mes të karrexhatës, ndërsa drejtuesi i automjetit, edhe pse ka tentuar të devijojë trajektoren, nuk ka mundur të shmangë përplasjen fatale, transmeton Klankosova.tv. Viktima është identifikuar si Taulant Veliu, rreth 30 vjeç, banues në fshatin Grabjan, Njësia Administrative Grabjan, Bashkia Divjakë. Policia Rrugore bllokoi përkohësisht kahun e lëvizjes drejt Tiranës për të kryer veprimet procedurale dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.