Peci e konfirmon se sot pësoi aksident: Pësuam lëndime të lehta, por pa pasoja serioze NULL NULL 24.06.2023 21:35 24.06.2023 21:35 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot ka pësuar një aksident me veturë. Ai tha se gjatë vizitës së tij në terren, vetura në të cilën ishte, u godit nga një veturë tjetër. “Për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar Peci, transmeton Klankosova.tv. Klankosova.tv ka kërkuar nga Policia e Kosovës një raport në lidhje me aksidentin në fjalë, por deri në këto momente të njëjtit s’kanë kthyer përgjigje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS