PDK shkon te Osmani për datën e zgjedhjeve NULL NULL 19.11.2025 23:07 19.11.2025 23:07 Foto nga arkivi / ilustrim Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë parlamentare për një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi është thirrur për të enjten në orën 10:30. Për Klankosova.tv, deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar LDK dhe Nisma Socialdemokrate. Ndërkaq, burime brenda PDK-së i kanë thënë Klanit se edhe kjo parti do të marrë pjesë në takimin konsultativ.