Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK – LDK: Gjykata gjeti se VV-ja e shkeli kushtetutën (VIDEO)

NULL NULL
08.08.2025 20:43

Për muaj të tërë Kuvendi i Kosovës u mbajt peng nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo qe arsyeja edhe pse Partia Demokratike e Kosovës, nuk mori pjesë në asnjë votim.

Qëndrimi i partisë së dytë që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit, u vërtetua me aktgjykimin që Gjykata Kushtetuese nxori të premten. Këtë e tha deputeti i këtij subjekti politik, që thirri konferencë për medie.

Edhe përkundër vendimit, Tahiri thotë se VV do të veprojë njëjtë duke u munduar të vendosë një rend të ri në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas deputetit të PDK-së, brenda kohës së përcaktuar nga Kushtetuesja do të gjendet një kandidat për kryeparlamentar që do ta ketë votën e grupeve tjera parlamentare.

Duke e cilësuar aktvendimin të qartë e të prerë, Lidhja Demokratike pohoi se Lëvizja Vetëvendosje, pati përpjekje të qëllimshme, përmes veprimeve të paligjshme, të kap Kuvendin e Kosovës.

Mustafa shtoi se është i papranueshëm sulmi i Gjykatës dhe gjyqtarëve nga deputetë e figura të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosje.

lajme të ngjashme