PDK-ja ia voton VV-së kandidatin për kryekuvendar vetëm nëse nuk ka qenë ministër ose ministre, thotë Gruda NULL NULL 09.08.2025 07:51 09.08.2025 07:51 Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të votojnë për kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi por vetëm nëse ai apo ajo s’ka qenë ministër apo ministre e Qeverisë Kurti. Ai tregoi se ky ka qenë parimi i PDK-së që nga fillimi dhe se do t’i qëndrojnë këtij parimi deri në fund. “Ne votojmë kandidatë që nuk kanë qenë ministra në Qeverinë Kurti. Ky ka qenë parimi ynë dhe kësaj i qëndrojmë”, tha Gruda mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës. “I takon VV-së që ta propozojë emrin, ne e kemi njohur këtë të drejtë nga fillimi dhe tani jemi në pozicion ku ata duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë në mënyrë që të mos bllokohet formimi i kuvendit”.