Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Paulina e Albioni, çifti në një rrëfim ndryshe – Abi flet për herë të parë për deklaratat e gruas (VIDEO)

NULL NULL
03.08.2025 11:15

Paulina dhe Albion Muhaxhiri ishin çifti që sollën një rrëfim ndryshe ne emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Albioni foli për herë të parë për deklaratat për barazi dhe drejtësi të gruas së tij, Paulinës dhe zërin e saj për feminizmin.

Ai tha se është tip liberal dhe e pranon lirinë e shprehjes, duke shtuar se Paulina i ka mendimet e saj por nuk pajtohet përherë me të.

“Mundet me pas elemente të vogla brenda një fragmenti të gjatë. Për vijat e trasha kisha me thënë që jam aty, edhe unë jam pak ka konservatorizmi ashtu siç Paulina e proklamon, pro familjes”, tha Albioni.

Për komentet negative, Paulina tha se ka qenë dhe është gati prej shumë kohësh për komente të tilla. Por thekson se merr edhe komente pozitive.

“Nuk ka të enjte që njerëzit nuk shkruajnë komente negative”, tha Paulina.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

lajme të ngjashme