Paul McCartney: Nuk ishte vetëm Lennon the Beatles NULL NULL 04.07.2015 17:41 04.07.2015 17:41 Ish anëtari i grupit legjendar, the Beatles, Paul McCartney, është shumë i “frustruar”, se si gjithmonë emri i Lennon asocion me Beatles. Muzikanti 73 vjeçar, e kishte formuar këtë grup në vitin 1960 bashkë me Lennon, George Harrison dhe Ringo Star, dhe është shprehur se askush nuk ka bërë më shumë se tjetri, transmeton Klan Kosova. “Ne të gjithë ishim të barabartë. Geroge ka bërë rekordin e tij, John të tij, unë timën dhe Ringo të vetën. Kështu ishim gjatë kohës së the Beatles. Pra ishim të barabartë”, është shprehur McCartney. 73 vjeçari që në vitin 2013 lansoi albumin e tij të 17-të solo, e përshkruan the Beatles si “shumë të mirë”, dhe një produkt të një “periudhe shumë të pasur” “John padyshim që ishte një njeri i mendjembrehtë”. “Ai ka bërë një punë të mrekullueshme”. “Madje në kohën e pas Beatles ai ka bërë punë shumë të mira, por natyrisht që John ka bërë edhe shumë gjëra të këqija”, është shprehur McCartney për revistën Esquire.