Pastërtia e tepërt e foshnjave nxitë leukeminë NULL NULL 22.05.2018 18:45 22.05.2018 18:45 Mbajtja në pastërti të shumtë e foshnjave, mund të shkaktojë një formë të leukemisë thotë një studim i fundit. Të rinjtë që janë gjenetikisht në rrezik për zhvillimin e leukemisë limfoblastike akute (LEK) kanë shumë më shumë gjasa të kenë sëmundjen nëse nuk janë të ekspozuar ndaj mikrobeve, thekson më tej raporti i studimit, njofton Klan Kosova. Ky studim i realizuar në Londër potencon se implikimi më i rëndësishëm i rezultuar është se shumica e rasteve të leukemisë së fëmijëve ka të ngjarë të jenë të parandalueshme. Po ashtu theksohet se të gjitha rastet e leukemisë ndikojnë në rreth 830 të rinj përgjatë një viti në Britani të Madhe.