Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pasi i vdes shoqja e ngushtë, adopton katër vajzat e saj

NULL NULL
26.07.2015 09:05

Kur Elizabeth Diamond u diagnostifikua me kancer të trurit në fazën e katërt, krejt çka ajo brengosej ishte se çka do të ndodhë me katër vajzat e saj pasi ajo të largohet nga kjo jetë pasi ajo ishte një nënë beqare.

Shoqja e saj e ngushtë, Laura Ruffino të cilën e njihte qysh nga klasa e pestë e shkollës fillore premtoi se do t’I adoptojë vajzat e mikes së saj më të ngushtë.

Kur Elizabeth vdiq, mikja e saj Laura e mbajti premtimin.

“Elizabeth më tha se nëse më ndodh mua diçka, dua që ti të kujdesesh për vajzat e mia dhe unë menjëherë thashë ok”

“Kur ajo filloi të bëhej më keq, unë fillova të ndihesha e frikësuar se çka do të bëja në të ardhmen”

Ruffino ka adoptuar vajzat dhe e ka rritur familjen e saj e cila më herët përbëhej nga bashkëshorti i saj dhe dy vajza por ajo tregon se nuk e kishte menduar se jeta e saj do të merrte këtë kahje.

“10 vite më parë nuk e mendova se jeta ime do të ishte e tillë, por kur jeta ju sprovon me diçka thjesht vazhdoni përpara dhe pranojeni atë në mënyrën më të mirë të mundshme” tha ajo.

Familja e Laurës kanë bërë të pamundurën që të mirëpresin vajzat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të ju falin shumë dashuri, transmeton Klan Kosova.

Ndëraa edhe komuniteti i fqinjëve kanë mbledhur fonde në mënyrë që të ndihmojnë rritjen dhe edukimin e vajzave financiarisht duke vlerësuar familjen e Laura Ruffino lart për veprën e mirë humane që kanë bërë.

familja 2

familja 1

familja

familja 4

 

lajme të ngjashme