Pasi e mundi Arsenalin, West Ham as nuk e bën ‘hesap’ Leicesterin NULL NULL 27.02.2025 23:30 27.02.2025 23:30 West Ham e ka fituar 2-0 duelin kampional ndaj ish-kampionëve të Leicester. Të motivuar pas triumfit si mysafirë të Arsenalit, londinezët e ‘rehatuan’ shpejtë kundërshtarin e sotëm. Tomas Soucek në minutën e 21-të i dha avantazhin skuadrës së tij, kurse autogoli i Jannik Vestergaard, dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë, e bëri të qartë se mysafirët s’kanë çfarë kërkojnë nga ballafaqimi i sotëm. Pas 27 xhirosh, West Ham ka 33 pikë, qetësisht larg zonës së rrezikut për të rënë nga Premier Liga, kurse Leicester me vetëm 17, rrezikohet seriozisht që në edicionin e ardhshëm, të bëjë gara në ‘Championship’, raporton Klankosova.tv. Aq më tepër që në xhiron e ardhshme, udhëton në Londër për t’u përballur me Chelsean. Nga ana tjetër “The Hammers” luajnë përsëri para tifozëve të tyre, si nikoqirë të Newcastle.